Top News – Paradë planetësh këtë shkurt / Spektakël në qiell, gjashtë trupa në një vijë
10/02/2026 11:16

Entuziastët e hapësirës do të argëtohen në fund të këtij muaji, pasi gjashtë planetë do të shfaqen afër njëri-tjetrit në qiellin e natës. Fenomeni, i njohur si paradë planetësh ose rreshtim planetar, ndodh kur të paktën katër ose pesë planetë mund të shihen së bashku, sipas NASA-s. Më 28 shkurt, vëzhguesit e yjeve do të kenë mundësinë të shohin Mërkurin, Afërditën, Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe Neptunin të rreshtuar krah njëri tjetrit në qiell, duke e bërë këtë një shfaqje të rrallë planetare. Parada planetare ndodh sepse planetët rrotullohen rreth diellit në afërsisht të njëjtin plan të sheshtë, të njohur si plani ekliptik. Edhe pse çdo planet udhëton me një shpejtësi dhe distancë të ndryshme, ka raste kur disa prej tyre duket se rreshtohen në një vijë të drejtë kur shihen nga Toka. Rreshtimi është thjesht një efekt vizual pasi në realitet, planetët mbeten diku nga miliona deri në miliarda kilometra larg. Dicka e tillë ka ndodhur edhe më parë. Më 27 shkurt 2025, shtatë planetë, përfshirë Merkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe Neptunin, u rreshtuan në një shfaqje të rrallë që nuk do të shihet përsëri deri në vitin 2040. Sipas NASA-s, mundësitë për të parë shumë planetë mund të zgjasin nga javë në më shumë se një muaj, pasi lëvizjet planetare janë të ngadalta dhe graduale. Disa njerëz mund ta shohin rreshtimin që në këtë fundjavë, por ajo që e bën 28 shkurtin të vecantë është fakti se planetët do të jenë të grupuar më afër dhe shumë planetë mund të shihen së bashku në qiellin e mbrëmjes. Merkuri, Afërdita, Marsi dhe Jupiteri, do të jenë të dukshëm me sy të lirë. Ndërsa Urani dhe Neptuni do të kërkojnë dylbi ose një teleskop për tu parë ndërsa orbitojnë në rajonet e ftohta dhe të largëta të sistemit diellor.

Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
Top Channel/ Gazetari i TCH tregon për situatën në Izrael: Nuk lejohen lëvizjet e panevojshme
02/03 10:49
Top Channel/ “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
02/03 10:47
Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
DIGITALB DIGITALB