24 para mbërritjes në Shqipëri të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ish-kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer çështjes së kufirit detar me Greqinë. Kryedemokrati shprehet në një intervistë për Euractiv, se marrëveshja e arritur me Greqinë dhe e firmosur asokohe nga Lulzim Basha si ministër i jashtëm me homologen, Dora Bakojanis ishte shumë e mirë, por që sipas tij u rrëzua pas ndërhyrjes së Turqisë. “Greqia e nënshkroi duke pasur për vete gjashtë milje detare ujëra territoriale. Edi Rama ishte ai që paditi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Turqisë nuk i interesonte kurrë ajo marrëveshje dhe bëri një ndërhyrje të fortë”, shprehet Berisha.