Shqipëria renditet pas Malit të Zi dhe Kosovës në rajon për sasinë investimet e huaja direkte në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vitin e kaluar, investimet nga të huajt në vendin tonë arritën në 5 për qind të PBB-së. Por, investimi prej 1.64 miliardë eurosh i të huajve në vendin tonë ka prodhuar pak vende pune. Në raportin e pranverës, Banka Botërore thekson se investimet e huaja direkte në rajon përgjithësisht prodhojnë pak vende pune, me përjashtim të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shqipëria renditet e fundit.