Top News/ Paqeruajtësit e OKB të mos bëhen shënjestra / Izraeli sulmon UNIFIL, reagon KS
15/10/2024 12:31

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u shpreh i shqetësuar pas goditjes së disa pozicioneve të paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor mes përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Në një deklaratë të miratuar me konsensus, këshilli prej 15 anëtarësh u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve, pa i përmendur ato, të respektojnë sigurinë e personelit dhe ambienteve të misionit paqeruajtës të OKB-së, të njohur si UNIFIL. "Paqeruajtësit dhe objektet e OKB-së nuk duhet të jenë kurrë objektiv i një sulmi", tha këshilli, duke përsëritur mbështetjen e tij për misionin. Po ashtu, Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për zbatimin e plotë të rezolutës 1701, e cila u miratua në vitin 2006 me qëllim ruajtjen e paqes në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Këshilli "pranoi nevojën për masa të mëtejshme praktike për arritjen e një rezultati të tillë", por nuk dha hollësi. Që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në Liban më 1 tetor, pozicionet e misionit paqeruajtës të OKB-së janë goditur 20 herë, duke përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë dhe një incident të shënuar të dielën kur dy tanke izraelite shpërthyen portat e një baze të tij, thanë Kombet e Bashkuara. "Pesë paqeruajtës janë plagosur gjatë këtyre incidenteve, duke përfshirë një paqeruajtës që u plagos nga një plumb", u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB