Presidenti amerikan Donald Trump i tha Reuters se Ukraina - jo Rusia - po pengon një marrëveshje të mundshme paqeje, një retorikë që bie ndesh me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdimisht kanë argumentuar se Moska ka pak interes për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë. Në një intervistë për Reuters, Trump tha se Presidenti rus Vladimir Putin është gati të përfundojë pushtimin e tij gati katërvjeçar të Ukrainës. Zelenski, tha presidenti i SHBA-së, ishte më i rezervuar.