SHBA ka dislokuar bombarduesit e saj B-52 për një stërvitje të përbashkët me korenë e jugut, të hënën, në një tregim force kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore të koresë së veriut. Bombarduesit B-52 janë të aftë të mbajnë armë bërthamore. Stërvitja ajrore vjen para manovrave në shkallë të gjerë që do të përfshijnë edhe zbarkimet amfibe që nisin më vonë këtë muaj. Koreja e veriut në vazhdimësi ka kërkuar që këto stërvitje të përbashkëta të anulohen, duke i quajtur ato një prelud i pushtimit.