Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha të martën se Kievi nuk ishte pengesë për një marrëveshje paqeje me Rusinë dhe se ai beson se mund të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme nën udhëheqjen e Presidentit të SHBA Donald Trump. Ukraina po pret me frymën pezull bisedën e paralajmëruar mes Trump dhe Putinit, më vonë të martën. Trump është përpjekur ta detyrojë Putinin të pranojë një propozim 30-ditor armëpushimi që Ukraina e ka pranuar më herët, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski gjithashtu ka thënë vazhdimisht se sovraniteti i Ukrainës nuk është i negociueshëm dhe se Rusia duhet të dorëzojë territorin që ka kapur