Top News – Papa, vizitë historike në Irak/ Ati i shenjtë udhëton në ish-fortesën e ISIS
07/03/2021 10:14

Në ditën e tretë të vizitës së tij historike në këtë vend, Papa Francesku ka ndaluar në veri të Irakut, rajoni I pushtuar dikur prej militantëve të Shtetit Islamik. Luftëtarët e ISIS-it e morën kontrollin e tij në 2014-tën, duke plaçkitur e duke shkatërruar kishat e vjetra të zonës. Të krishterët nisën të kthehen në këtë zonë vetëm pasi grupi gjakosu u mposht në vitin 2017. Mesha e planifikuar e Papës në një stadium futbolli të Irbilit me pjesëmarrjen e të paktën 10 mijë personave, ka ngjallur frikë se rituali mund të shndërrohet në një evet super përhapës të koronavirusit. Iraku ka pasur një rritje të mprehtë të infektimeve muajin e kaluar dhe bashkë me shqetësimet për sigurinë e Papës, ky konsiderohet si një prej udhëtimeve më të rrezikshme për Atin e Shenjtë. Kreu 84 vjecar i Kishës Katolike dhe anturazhi i tij janë vaksinuar që të gjithë, ndërsa Iraku vetë dozat e para të vaksinës I mori vetëm javën e kaluar. Papa më herët pati një takim historik me klerikun e lartë shiit të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, moment që u pa si thirrje e fuqishme për bashkëjetesë në vendin e rrënuar nga sektarizmi dhe dhuna. Takimi i Papës në qytetin e shenjtë jugor të Naxhafit, gjatë turneut të tij të shpejtë dhe të rrezikshëm në Irak, shënoi herën e parë që një udhëheqës i kishës katolike takohej me një klerik kaq të lartë shi’it. Papa ka vizituar disa vende kryesisht myslimane, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara dhe territoret palestineze, duke i përdorur këto udhëtime si thirrje për dialog ndërfetar.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21