Top News – Papa i jep grave të drejtën e votës / Mund të ‘zgjedhin’ në mbledhjen e peshkopëve
27/04/2023 11:54

Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të peshkopëve në tetor. Agjencia franceze e lajmeve AFP vlerëson se kjo është një lëvizje historike që mund të çojë në një përfshirje më të madhe të grave në vendimmarrje në Kishën Katolike Romake. Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinode, organe këshilluese të papës, si auditore, por pa të drejtë vote. Rregullat revolucionare, të publikuara të mërkurën, lejojnë pesë motra fetare me të drejtë vote. Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë atë që dokumenti i Vatikanit e quan “70 anëtarët jo-peshkopalë që përfaqësojnë grupet e ndryshme të besimtarëve të popullit të Zotit". Papa do të zgjedhë 70 priftërinj, murgesha e të tjerë nga një listë prej 140 personash të rekomanduar nga konferencat kombëtare të peshkopëve. Konferencat inkurajohen të përfshijnë të rinjtë. Vatikani kërkoi që 50 për qind e 70 klerikëve, të jenë gra. Në sinode zakonisht marrin pjesë nga rreth 300 persona, ndaj shumica e atyre me të drejtë vote do të jenë edhe më tej peshkopë. Megjithatë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm për një institucion që ka qenë i dominuar nga burrat me shekuj, shkruan AFP. Rregullat e reja ndoqën dy hapat e mëdhenj që Françesku ndërmori vitin e kaluar për të vendosur gratë në pozita vendimmarrëse në Vatikan. Vitin e kaluar, ai emëroi gjithashtu tri gra në komitetin, i cili më herët ishte tërësisht i përbërë nga burra, që e këshillon atë për zgjedhjen e peshkopëve botërorë. Për vite me radhë, grupet e grave në Kishë kanë kërkuar të drejtën për të votuar në sinodet e profilit të lartë të ngarkuar për përgatitjen e rezolutave, të cilat zakonisht çojnë në një dokument papnor.

Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54