Papa Françesku është takuar të dielën në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Ai i Shenjtë ndodhej në një vizitw tejet të shkurtër në Hungari, ku do të qëndrojë vetëm shtatë orë në Budapest për të marrë pjesë në një mbledhje ndërkombëtare të katolikëve, përpara se të udhëtojë drejt Sllovakisë.