Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Zëvëndëskryetari, Agron Gjekmarkaj, u pritën nga Papa Françesku. Ati i shenjtë, vuri në dukje disa nga vlerat e popullit shqiptar dhe theksoi se ndjek me përpikmëri arritjet dhe përparimin e Shqipërisë. Duke vlerësuar përpjekjet për nxitjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, Papa Françesku theksoi se shoqëria duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e grave.