Zhvillimi i vrullshëm i inteligjencës artificiale ka aktivizuar Parlamentin Europian, që po përgatit një sërë masash ligjore e ekzekutive që do të kufizojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Masa e parë do të jetë për detyrimin e kompanive krijuese të inteligjencës artificiale që të përfshijnë në algoritmet e tyre edhe të drejtën e autorit.