Top News – Panik në qiell, Italia ngre Eurofighterat / Avioni i American Airlines ulet në Romë
24/02/2025 12:19

Ky është momenti tronditës kur dy avionë luftarakë shoqërojnë një fluturim të American Airlines, pas një kërcënimi për bombë në ajër. Fluturimi që u ngrit nga Aeroporti JFK në Neë York City dhe ishte i drejtuar për në Nju Delhi, Indi, bëri një kthesë dhe u ul në Romë për shkak të një "çështjeje të mundshme sigurie", tha linja ajrore. American Airlines konfirmoi problemet e Fluturimit 292 të dielën, dhe sipas saj kur avioni po fluturonte pranë Turkmenistanit u mor një kërcënim për bombë. Pamjet e avionit gjigant e tregojnë atë duke fluturuar mes dy avionëve luftarakë eurofighter të forcës ajrore italiane, përpara se të ulej në aeroportin Leonardo da Vinci të Romës. Në një video tjetër, një grup njerëzish janë duke parë të tmerruar teksa avioni u ul në pistën e aeroportit, me avionët luftarakë që e ndiqnin nga afër. Avioni ishte nisur rreth orës 20:30 të së shtunës dhe po udhëtonte mbi Detin Kaspik kur linja ajrore paralajmëroi ekuipazhin për një kërcënim me bombë, thonë burimet. Ai u kthye mbrapsht dhe përfundimisht u ul në Romë, Itali, rreth tre orë para se të mbërrinte në Indi. Zyrtarët thanë se kërcënimi për bombë kishte ardhur me email. Alarmi më vonë u përcaktua si "jo i besueshëm", tha linja ajrore. Mediat amerikane raportuan se autoritetet indiane kishin kërkuar që avioni të kontrollohej para uljes në Nju Delhi. Zëdhënësi i aerportit të romës konfirmoi se kontrollet e sigurisë u kryen sapo pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuan nga avioni. American Airlines është ende e tronditur nga momenti kur avioni i saj u përplas me një helikopter mbi Uashington DC, pavarësisht se ishte një natë e kthjellët, duke i marrë jetën 67 personave në bord. Kutitë e zeza që mund të mbajnë të dhëna të rëndësishme për të zbardhur aksidentin janë nxjerrë nga mbetjet e avionit në lumin Potomac, por hetimi i rastit nuk ka përfunduar ende.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55