Një incident i rëndë është parandaluar në kohë gjatë një fluturimi nga Gjeneva drejt Prishtinës, kur një pasagjer shqiptar nga Kosova ka tentuar të hapë derën e avionit. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur avioni ishte në fluturim dhe sipas dëshmitarëve, i riu ka pasur një sjellje jo normale para se të përpiqej të hapte derën e emergjencës. Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.