Top News – Panik në 10 mijë metra lartësi / Piloti tentoi të rrëzonte avionin me 80 pasagjerë
24/10/2023 13:33

Një avion i linjës 'Alaska Airlines', i cili po udhëtonte drejt San Franciskos, u detyrua të ndërrojë drejtim duke u ulur në Portland të Oregonit, pas një tentative për fikjen e motorëve të tij. Incidenti u shkaktua nga një pilot, i cili kishte mbaruar detyrën dhe ndodhej në një nga sediljet, pranë kabinës së pilotit. Sipas BBC, piloti i fluturimit 2059 i ‘Alaska Airlines’ që operohet nga ‘Horizon Air’, kërkoi devijimin e avionit, duke njoftuar mbi një situatë që kërcënonte sigurinë e avionit. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ duke iu referuar një njoftimi të Administratës Federale të Aviacionit, bëri të ditur se individi, kërkoi të çaktivizonte motorët, duke aktivizuar sistemin e fikjes së zjarrit. Në njoftim thuhej se ekuipazhi i avionit ia doli ta bllokonte atë dhe ta mbante sa më larg kabinës së pilotit. Sipas autoriteteve të linjës ajrore 'Alaska Airlines', motorët nuk u çaktivizuan në asnjë moment. Dyzet e katërvjeçari Joseph David Emerson, përballet tani me 83 akuza për tentativë për vrasje dhe rrezikim të një avioni. Emerson është një pilot i çertifikuar i cili një muaj më parë kishte kryer të gjitha testet mjekësore për vazhdimin normal të punës. Administrata Federale e Aviacionit tha në një njoftim të vecantë se incidenti "nuk ishte i lidhur në asnjë mënyrë apo formë me ngjarjet aktuale në botë", por shtoi se "në të gjitha rastet, duhet ruajtur vigjilenca".

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB