Top News – Pandemia nuk frenon drogën/ Tonelata në Gjermani, kokaina me taksi te dera
07/03/2021 10:54

Pandemia nuk e ka frenuar hyrjen e drogës në Gjermani, përkundrazi. Kokaina pavarësisht lockdoënit po mbërrin në këtë vend me tonelata, thonë mediat atje. Nga Amerika e Jugut përmes kontejerëve nëpër porte droga shkon te klientët, nëse nuk ka pengesa rrugës. Shumë ekspertë kishin parashikuar, se në kushtet e izolimit, që do të binte tregtia dhe konsumi ilegal i drogës. Por kokaina në tregun gjerman është shtuar. DË duke cituar një djalë nga Berlini, të identifikuar vetëm si Aleksander, thotë se mjafton një telefonate e për 20 deri në 30 minuta „taksinë e kokainës" e ke tek dera. "Më shumë se treçerek ore nuk pret", thotë ai duke shtuar se eshte njesoj si me servisin e picave në shtëpi. Edhe çmimet kanë mbetur të qendrueshme, shprehet ai. René Matschke, drejtues i Zyrës së hetimit të Doganën e Hamburgut ka detyrën të pengojë furnizimin e „taksive të kokainës". Matschke është drejtues i Zyrës së hetimit të Doganën e Hamburgut. Ai thekson se vendet kryesore të zbarkimit të kokainës janë gjithmonë portet e mëdha. Kështu në portin e Hamburgut mbërrijnë çdo ditë mbi 23.000 kontejerë. Bashkëpunonënjsit e Matschkes veçojnë kontejerë të dyshimtë, që vijnë nga Amerika e Jugut, kanë kaluar një itinerar të caktuar dhe janë tregtuar prej firmave të dyshimta. Në magazinat e mëdha hetuesit e doganës i kontrollojnë këto kontejerë përmes impianteve me rreze Rëntgen dhe gjejnë gjithmonë kokainë ndonjëherë të paketuar në çanta sporti, ndonjëherë të fshehur mes thasëve të mëdhenj apo në ushqimet e ngrira. javën e kaluar Matschke prezantoi sasinë më të madhe të konstatuar ndonjëherë: 16.000 kg. kokainë në ambalazh metali, që në fakt duhej të kishte qenë allçi. Kaq shumë kokainë nuk është sekuestruar ndonjëherë gjatë një hetimi në Europë.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB