Kryebashkiaku Lulzim Basha në kulmin e zhvillimeve politike rezervoi pasditen e kësaj të mërkure një takim me mjekë dhe ekspertë, ndërsa foli gjatë për situatën e pandemisë së covid 19 në Shqipëri. Teksa iu referua situatës, Basha e cilësoi një dështim të plotë menaxhimin e situatës nga koronavirusi, madje, duke e konsideruar si katastrofike situatën.