Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se kufijtë e vendit do të mbeten të hapura, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit. Filipice e beri njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se për momentin gjërat do të mbeten sic janë teksa Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundojë grumbullimin e informacioneve mbi situatën në rajon.