Top News – Pandemia në Kosovë/ Hoti paralajmëron kthimin e mësimit online
16/03/2021 14:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se do të mbeten në fuqi të njëjtat masa kundër kooronavirusit pasi "trendi është stabël ".Hoti ka diskutuar të martën për situatën e pandemisë me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj. "Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite", ka thënë Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Hoti tha se është kërkuar nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të masave kundër COVID -19, që të ngrisin nivelin e angazhimit përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi. Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk e ka filluar procesin e imunizimit të popullatës kundër COVID-19. Në Kosovë, vaksinat ishte paralajmëruar të vinin në shkurt, por kjo nuk kishte ndodhur. Kryeministri në detyrë thotë se Komiteti për Imunizim dhe institucionet përkatëse janë duke i kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme që sapo të arrijë kontingjenti i parë nga programi botëror për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra, COVAX, menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve. Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 15 mars, 2021, Kosova ka regjistruar në total 77,827 raste me COVID-19. Prej tyre, 1,715 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 65,060 persona janë shëruar.

Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19