Rreth 60 milionë vende pune në të gjithë Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe rrezikohen nga pandemia e koronavirusit. Një kompani konsulence, McKinsey, paralajmëron në një raport të publikuar të hënën se papunësia në BE mund të rritet nga 6 përqind në më shumë se 11 përqind dhe të mbetet e lartë për vite nëse sëmundja nuk vihet shpejt nën kontroll. McKinsey vlerëson se një në katër vende pune në BE dhe Britaninë e Madhe, rrezikohet nga një reduktim orari apo pagese, lënie të përkohshme në dispozicion apo ulje të përhershme page.