Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacientë. Por jo këtë vit. Praktikisht në Shtetet e Bashkuara gripi është zhdukur. Të dhënat që vijnë janë në nivele shumë më të ulëta se cdo shifër e regjistruar ndër dekada.