Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullohet përkohësisht emigrimi. Kështu ka njoftuar presidenti i SHBA, Donald Trump në një postim në Twitter. Ai do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si rezultat i “sulmit nga armiku i padukshëm”, një term ky i përdorur më herët nga Trump për koronavirusin. “Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara”!- shkruan në Twitter Trump.