Janë tashmë më shumë se 21 mijë viktimat e koronavirusit në botë sipas të dhënave më të fundit të universitetit John Hopkins, të raportuara nga CNN. Ndërsa të prekurit nga infeksioni janë më shumë se 471 mijë. Pandemia e koronavirusit vazhdon të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktimat atje kanë shkuar në 1031 ndërsa rastet pozitive janë 68572. Në orët e fundit është regjistruar një shpërthim i vërtetë rastesh pozitive veçanërisht në shtetin e Nju Jorkut; mbi 30 mijë, thuajse gjysma e totalit në të gjithë shtetet e bashkuara. Viktimat janë 285, nga të cilat 192 vetëm në Nju Jork, që është edhe zona më e goditur.