Top News – Panamaja ‘tërhiqet’ nga Kina / Frikë nga Trumpi, mund të humbasë kanalin
03/02/2025 12:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi Kanalin e Panamasë më 2 shkurt, nga ku e paralajmëroi Panamanë se Uashingtoni do të “ndërmarrë masa të nevojshme”, nëse ajo nuk kufizon përfshirjen e Kinës në rrugën e rëndësishme ujore. Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, duket se i mori seriozisht kërcënimet, pasi tha se i ka adresuar shqetësimet e Uashingtonit për ndikimin e supozuar të Pekinit duke mos e rinovuar marrëveshjen e Panamasë për t'u bashkuar me nismën kryesore të Kinës, Brezi dhe Rruga (BRI). Mulino gjithashtu njoftoi hapa të mëtejshëm për të bashkëpunuar për imigracionin, një çështje e rëndësishme politike për administratën amerikane. Megjithëse Mulino i tha Rubios se sovraniteti i Panamasë mbi kanalin është i padiskutueshëm, ai gjithashtu tha se i adresoi shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me ndikimin e supozuar të Pekinit mbi rrugën ujore. Vendimi për të mos rinovuar memorandumin e mirëkuptimit të vitit 2017 për t'u bashkuar me BRI-në shënon një hap të hershëm për t’i zbutur shqetësimet e Uashingtonit për ndikimin kinez në Panama. BRI-ja është nisma kryesore e politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping, dhe ky projekt global i infrastrukturës ka çuar në investime kineze në vlerë qindra miliarda dollarë në mbarë botën. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se Rubio i përçoi një mesazh nga presidenti Donald Trump, duke theksuar se prania e Kinës është kërcënim për rrugën ujore dhe e shkel traktatin SHBA-Panama. Trump ka thënë se nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Panamasë. Këto deklarata i kanë shqetësuar shumë aleatë të SHBA-së në Amerikën Latine dhe më gjerë. Trump pretendoi madje më herët se "Kina është ajo që udhëheq Kanalin e Panamasë". "Ai nuk iu dha Kinës, iu dha Panamasë – në mënyrë të pamenduar – por ata e shkelën marrëveshjen. Ne do ta rimarrim Kanalin e Panamasë, ose diçka shumë e fuqishme do të ndodhë", u tha Trump gazetarëve. "Nuk mendoj se do të jenë të nevojshme trupa ushtarake në Panama", shtoi ai. Trump foli gjithashtu edhe për mundësinë që Shtetet e Bashkuara ta blejnë ishullin e Grenlandës nga Danimarka, pavarësisht se ajo ka thënë se nuk është në shitje. Trump sugjeroi po ashtu se Kanadaja duhet të bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Por, serioziteti i këtyre komenteve nuk është i qartë.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21