Shqipëria ka ngritur në fluturim dronët Bayraktar TB2 për të monitoruar situatën nga zjarret në të gjithë vendin. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga dronët Bayraktar pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi.