Tronditëse janë pamjet e transmetuara nga mediat e huaja pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.8 në Marok. Ndërtesat bien si letra, ndërkohë që dëgjohen britma shqetësimi dhe njerëzit përpiqen të mbrohen nga rrënojat. Karakteristike janë edhe sirenat që tingëllojnë duke mobilizuar qytetarët, të cilët dalin me vrap në rrugë.