Djegia e mbeturinave prej kohësh është kthyer në një situatë problematike për banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë. Edhe këtë të dielë, djegia e tyre ka sjellë një situatë të rënduar mjedisore, ku periferia e Vlorës e lagjes “Kushtrimi” është e pushtuar nga re të mëdha tymi.