Baets Myrthe 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille nga Franca, janë dy vajzat që humbën jetën tragjikisht të martën, në zonën Qafë-Valbonë, pasi duke eksploruar zonën, rrëshqitën në një humnerë e më pas u goditën nga një ortek, ç'ka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Pas 11 orësh operacion kërkim-shpëtimi në terren, trupat e dy viktimave u nxorrën nga humnera nga grupi vullnetarëve, në bashkëpunim me ekipin e Kosovës.