Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash lidhur me shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat. Aurel Çuko, Sokol Qehajaj dhe shtetasi A.B., u lanë në arrest shtëpie ndërkohë, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi u lanë në detyrim paraqitje. Hetimi nisi për një pallat të prishur në Kombinat janarin e 2020-s me mjetet dhe shpenzimet e Bashkisë Tiranë, i cili u rifut në një tender bashkë me 14 ndërtesa të tjera që duheshin rrafshuar si të dëmtuara nga tërmeti.