Top News – Pallati luksoz në Detin e Zi/ Miku i fëmijërisë i Putin: Është i imi
31/01/2021 13:53

Miku i fëmijërisë së presidentit rus, Vladimir Putin dhe njëherësh njëri prej oligarkëve më të pasur rus, Arkady Rotenberg, ka thënë se ai është pronar i vilës luksoze në Detin e Zi, e cila, në një video të publikuar, është përshkruar si ‘pallati për Putinin’. Rotenberg, i cili ka në bashkëpronësi me vëllanë e tij një kompani të ndërtimit dhe infrastrukturës, për pesë vjet është nën sanksionet e Perëndimit. Ai këto pretendime se kjo pronë në Detin e Zi i përket atij i bëri në kanalin Mash, në platformën Telegram. “Tani nuk do të jetë më sekret, unë jam përfitues”, tha Rotenberg. “Ekziston një kompleks i tillë, kishte shumë kreditorë dhe arrita të bëhem përfitues. Kjo është një dhuratë nga Perëndia. Ai është një vend i mrekullueshëm”, tha ai. Ai tha se pronën e bleu “disa vite më parë”, por nuk dha më shumë detaje. Ai po ashtu nuk dha asnjë dëshmi se kjo pronë i përket atij. Rotenberg tha se dëshiron ta shndërrojë këtë pronë në një hotel sepse “aty ka një numër të madh dhomash”. Prona gjendet në rajonin Gelendzhik në Detin e Zi. Fondacioni anti-korrupsion, i kritikut të Putinit, Aleksei Navalny – i cili gjendet në burg – më 19 janar publikoi hetimin e ri për këtë pronë, që tha se është ndërtuar për Putinin. Hetimi për ‘pallatin për Putinin’ shfaq një pronë mjaft luksoze që vlerësohet se kushton të paktën 1,35 miliard dollarë. Ekipi i Navalnyt ka thënë se në këtë kompleks përfshihet një kishë, një serë prej 2,500 metrash katrorë, një amfiteatër, një sërë ndërtesash rezidenciale si dhe një “tunel i posaçëm” që të çon deri në bregdet. Ndërkaq, vetëm pallati është 17,691 metra katrorë dhe në të ka një teatër, një bar, kazino dhe një pishinë. Në videon e publikuar nga ekipi i Navalnyt lidhur me hetimin për këtë pronë, thuhej se në ndërtimin e pallatit janë përfshirë miqtë e ngushtë të Putinit dhe se Shërbimi Federal i Sigurisë e ruan atë.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB