Top News- Palestinezët përleshen me ushtarët/ Izraeli nxjerr tanket, gati për sulm “shfarosës”
24/07/2026 22:41

Ushtria izraelite filloi përgatitjet për një operacion në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor. Që në ditën e parë të sulmit janë vrarë katër palestinezë dhe dy izraelitë u vranë në përleshjet atje. Ushtria izraelite tha se një grup kolonësh hynë në një zonë të Bregut Perëndimor të kufizuar vetëm për civilët izraelitë të premten për një "ecje të paautorizuar dhe të pakoordinuar". Ndërsa grupi iu afrua fshatit palestinez Tell, shpërthyen përleshje midis kolonëve dhe banorëve të fshatit. Në të shtënat që pasuan, katër palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë u vranë, pjesë e një rritjeje dhune në të gjithë Bregun Perëndimor. Por Ahmed Zeidan, një dëshmitar okular, i tha BBC-së se incidenti filloi herët në mëngjes, kur vendasit në Tal nxituan të përballeshin me rreth 30 kolonë që po sulmonin shtëpitë palestineze. Ai tha se përleshjet trup më trup shpërthyen në prani të ushtarëve izraelitë. Ndërkohë ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, bëri thirrje për shkatërrimin e fshatrave palestineze në zonë në përgjigje të izraelitëve që u vranë. "Popullsia duhet të evakuohet për mbrojtjen e saj, dhe këto fshatra duhet të pastrohen nga infrastruktura terroriste dhe terroristët në mënyrë që të rivendoset frenimi dhe siguria në zonë”, tha ai.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55