Donald Trump tha se palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen më në Gaza sipas propozimit të tij për të zhvendosur popullsinë e enklavës dhe për ta rindërtuar atë. Presidenti amerikan javën e kaluar tronditi me sugjerimin e tij për të "marrë në pronësi" Gazën dhe për të zhdukur Hamasin, ndërsa territori rizhvillohet, por tani ka kundërshtuar zyrtarët e tij që kishin thënë se çdo zhvendosje e palestinezëve nga gaza do të ishte e përkohshme.