Top News – Pala greke në grevë/ Kakavijë, pika kufitare e mbyllur
24/11/2020 10:36

Për 24 orë, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur. Kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë, pasi kërkojnë rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi nje dite me pare të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë. Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor. “Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Turqia, alarm nga zjarret. 7 fshatra të evakuuar. U shkrumbuan 110 mijë hektarë tokë
17/08 22:39
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top News – Europa udhëton me Zelenskin në SHBA. Starmer, Macron e Merz do jenë te takimi me Trump
17/08 21:00
Top News – SHBA ndalon vizat për palestinezët. DASH merr vendim pas lobimit të ekstremistëve
17/08 20:24
Top Channel/ Vr*sja në Maliq. Autori pendohet, por mbetet në burg
17/08 20:15
Top Channel/ Testimi i mjekësisë zgjat 5 ditë. Në garë 500 studentë
17/08 20:13
Top News – Vrau bashkëmoshatarin. Pendohet 14-vjeçari, gjykata e lë në burg bashkë me të atin
17/08 19:54
Top Channel/ Polici hero Alfred Zhupani rrezikon jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh
17/08 19:51
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 19:43
Top Channel/ Shqiptarët“lamtumirë”Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan
17/08 19:41
Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09