Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët ende nuk është bërë funksionale. Tre grupe me refugjatë nga vende të ndryshme kanë zbarkuar nga muaji tetor I vitit të kaluar e deri më tani në Gjadër, por qëndrimi I tyre ka zgjatur fare pak, pasi Gjykata e Apelit e Romës I ka kthyer sërish mbrapsht. Në 25 shkurt pritet të merret një vendim nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg nëse vendet e origjinës së këtyre emigrantëve konsiderohehen të sigurta për riatdhesimin e tyre. Por deri atëherë shumë përfaqësues të opozitës italiane dhe ekspertë të ndryshmë e cilësojnë projketin si një dështim pavarësisht përpjekjeve të të dyja qeverive për ta bërë atë funskionale.