Selia diplomatike amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përshëndetën dakordësinë e mbërritur në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Duke e cilësuar parlamentin qelizën bazë të demokracisë së vendit, ambasada amerikane dhe delegacioni i unionit europian nënvizuan rolin e kthimit në funksionalitet të Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.