Aleanca ka kërkuar transparencë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës para qytetarëve për zgjedhjen e presidentit konsensual. Deputetja Time Kadriaj tha se partia e saj nuk mund të ndalojë një ujdi mes dy partive dhe se Aleanca nuk do të përfshihet në marrëveshje përderisa nuk ka garanci për gjashtë pikat e tyre, ku përfshihet edhe gazi amerikan.