Nga podkasti “Flasim” i kësaj të diele, kryeministri Edi Rama zbuloi planet e qeverisë për ndërtimin e një partneriteti mes institucioneve shtetërore dhe komuniteteve lokale në zonat turistike, me synim mbrojtjen e natyrës dhe territorit. Rama tha se synimi është edhe krijimi i një fondi për të mbështetur këto iniciativa vullnetare. Kreu qeverisë kërkoi që në territoret turistike duhet të krijohet një përgjegjësi e përbashkët mes shtetit, komuniteteve dhe operatorëve lokalë për të ruajtur burimet natyrore.