Kryeministri Edi Rama njoftoi pakon e madhe të ndihmës direkte financiare për 1 milionë shqiptarë për të zbutur krizën e rritjes së ccmimeve. Paketa tërthorazi është një konfirmim i situatës së vështirë që po kalojnë familjet shqiptare, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar vështirësi ekonomike dhe mundësi reale recensioni për ekonomitë më të mëdha të globit.