Forcat xheniere të nisura nga Tirana kanë mbërritur nëvendin e ngjarjes në Vlorë, aty ku u zbulua një pako e dyshimtë. Aktualisht hetuesit ndodhen në lagjen ‘1 Maji’, të qytetit bregdetar. Po tentohet hapja e pakos, ndërsa siç duket dhe nga pamjet njëri prej ekspertëve po e këqyr nga afër. Prej më tepër se 2 orësh qytetarët e zonës janë në panik, pasi dyshimet e para ishin për eksploziv.