Rastet e mesazheve mashtruese përmes aplikacioneve online të komunikimit, apo përmes SMS-ve telefonike që ftojnë qytetarët të klikojnë një link, përmes të cilit më pas mund të vidhen të dhënat personale, përfshirë këtu edhe llogari bankare janë shtuar muajt e fundit. Një skemë e tillë është denoncuar së fundmi nga posta shqiptare, që fton qytetarët të tregohen të kujdesshme me mesazhet që marrin nga numra të paidentifikuar që i ftojnë ata të klikojnë lidhje të dyshimta në emër të postës.