Izraeli hoqi Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe Kryetarin e Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf nga lista e sulmeve pasi Pakistani kërkoi që Uashingtoni të mos i shënjestronte ata, tha një burim pakistanez për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten. "Izraelitët kishin koordinatat e tyre dhe donin t'i eliminonin, ne i thamë SHBA-së se nëse edhe ata eliminohen, atëherë nuk ka askush tjetër me të cilin mund të flasin, prandaj SHBA-ja u kërkoi izraelitëve të tërhiqen", tha burimi. Zyra ushtarake dhe ministria e jashtme e Pakistanit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Ëall Street Journal raportoi për herë të parë se dy zyrtarët e lartë iranianë ishin hequr përkohësisht nga lista e zeë e Izraelit që përfshin emrat e zyrtarëve iranianë që janë dhe do të eleminohen ndërsa ata shqyrtojnë bisedimet e mundshme të paqes. Të dy zyrtarët janë hequr nga lista për deri në katër ose pesë ditë, tha Ëall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, por nuk përmendi ndonjë rol të Pakistanit. Pakistani, Egjipti dhe Turqia po luajnë rolin e ndërmjetësit mes Teheranit dhe Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës në Iran. Islamabadi ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta si me Uashingtonin ashtu edhe me Teheranin në një kohë kur kanale të tilla janë të ngrira për shumicën e vendeve të tjera. Islamabadi është parë gjithashtu si një vend i mundshëm ku mund të zhvillohen bisedime paqeje. Irani po shqyrton një propozim prej 15 pikash nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i dërguar përmes Pakistanit, për t'i dhënë fund luftës. Trump ka thënë se Irani është i dëshpëruar për të arritur një marrëveshje, ndërsa Araqchi tha se Teherani po shqyrtonte propozimin e SHBA-së, por nuk kishte ndërmend të zhvillonte bisedime për të qetësuar konfliktin.