Top News – Pakistani dëbon afganët nga vendi / Largohen mbi 165 mijë vetë, ‘përndryshe arrestohen’
02/11/2023 11:11

Mbi 165.000 afganë janë larguar nga Pakistani gjatë këtij muaji, që kur Islamabadi lëshoi një ultimatum për 1.7 milion persona që të largohen ose do të përballen me arrestim apo dëbim. Shumica janë larguar ditëve të fundit, pasi afati i fundit ishte 1 nëntori dhe policia nisi të hapte dhjetëra qendra ndalimi për të dërguar afganët e arrestuar. Zyrtarët në pikën kufitare Torkam në provincën Kiber Paktunkva, punuan mëngjesin e të enjtes në mënyrë që të kalonin makina me 28.000 persona. Kolona e makinave ishte e shtatë kilometra e gjatë.Autoritetet në Pakistan kanë inkurajuar afganët që nuk kanë dokumente qëndrimi që të largohen në mënyrë vullnetare, ndërsa policia ka nisur operacionet e kërkimit. “Afganët ilegalë kanë arritur në Torkam dhe numri ka qenë i madh për shkak të afatit. Njerëzit edhe sot po largohen në mënyrë vullnetare”, thanë zyrtarët në kufi.Miliona afganë u vendosën në Pakistan dekadat e fundit për shkak të dhunës në vendin e tyre. Vlerësohet se 600.000 afganë janë larguar që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021 dhe vendosën kufizime të ashpra.Pakistani tha se dëbimi i afganëve po bëhej për të mbrojtur “sigurinë” e vendit, pasi së fundi janë rritur ndjeshëm sulmet, për të cilat Qeveria pakistaneze ka fajësuar militantët që operojnë nga Afganistani. Ambasada afgane në Islamabad tha se ky vendim do të dëmtojë edhe më tej raportet mes dy shteteve fqinje. Grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar Qeverinë pakistaneze se po përdor kërcënimet, abuzimet dhe ndalimet për të detyruar azilkërkuesit afganë të largohen, ndërsa grupet kanë raportuar se javët e fundit ka patur arrestime arbitrare të afganëve.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55