Top News – Paketa e ndihmës/ Tërhiqet Trump, nënshkruan ligjin
28/12/2020 12:26

Presidenti amerikan donald trump ka nënshkruar paketën e ndihmës për pandeminë dhe buxhetin duke evituar mbylljen e pjesshme të qeverisë. Trump më herët kishte refuzuar të firmoste ligjin duke kritikuar shpenzimet e padobishme dhe duke kërkuar për pagesa më të larta për njerëzit e goditur nga pandemia. Vonesa ka bërë që miliona njerëz të humbasin përkohësisht përfitimet e papunësisë. Paketa e ndihmës me vlerë 900 miliardë dollarë u miratua nga kongresi pas muajsh negociata. Ajo është pjesë e një pakete shpenzimesh prej 2.3 trilionë dollarësh që përfshin 1.4 trilionë për shpenzime normale të qeverisë federale. Ligjvënësit e partisë republikane dhe asaj demokratike i kishin bërë apel presidentit ta nënshkruante ligjin para skadencës për buxhetin mesnatën e të hënës. Nëse ai nuk do ta kishte bërë këtë, disa agjenci qeveritare do të duhej të mbylleshin. Rreth 14 milionë amerikanë përballen me vonesë të fondeve të papunësisë dhe ceqeve të reja stimuluese. Tani, pagesat e papunësisë do të fillojnë. Paketa përfshin një pagesë prej 600 dollarësh për amerikanët që fitojnë më pak se 75 mijë dollarë në vit. Trump kishte thënë se ai donte që amerikanët të merrnin 2 mijë dollarë, por republikanët në kongres nuk ranë dakord për ndryshimin. Trump po ashtu kishte kritikuar edhe fondet e përvitshme për ndihma ndaj vendeve të tjera në buxhetin federal duke argumentuar se ato para duhet të shkonin ndërkohë për amerikanët në vështirësi.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09