Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përshëndet vendimin e Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve që i hap rrugën procedurave parlamentare për miratimin e paketës së maleve. Komisioneri Ilirjan Celibashi konstatoi se ky projektligj mund të dëmtojë parimin e barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve dhe mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Por, vendimi i tij u shfuqizua nga komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve duke i hapur rrugën kuvendit për miratim.