Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste ku si temë kryesore e diskutimit do të jenë kandidatët për kryetarë bashkish dhe këshill bashkiak. Kjo mbledhje vjen pas darkës së organizuar nga numri një I qeverisë me kryebashkiakët socialistë në Pezë, ku nuk munguan as edhe paralajmërimet për ata kryebashkiakë që pritet të mos rikandidohen.