Gjykata e Posaçme dha vendimin këtë të martë për dy ish anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, tashmë të penduar të drejtësisë, Artan Tafani dhe Kristi Bixheku. Ndaj tyre rëndojnë vepraat penale “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Për Artan Tafanin, Gjykata e Posaçme dha dënimin me 7 vite burg dhe me 3 vite e gjysmë u dënua Kristi Bixheku. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dy të pandehurit përfitojnë uljen me një të tretën të dënimit.