Top News – ‘Pajtohen’ SHBA dhe Rusia/ Blinken dhe Lavrov flasin për bashkëpunim
20/05/2021 11:31

Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden dhe nga Rusia në takimin e tyre të parë të mërkurën theksuan se ish-vendet armike të Luftës së Ftohtë kanë dallime serioze në mënyrën se si i shikojnë çështjet botërore, por folën me një ton optimist për bisedimet, duke thënë se të dyja palët gjithsesi mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku. Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken, në takimin e tij të parë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se nuk ishte "sekret që kemi mosmarrëveshjet tona" dhe se Uashingtoni do t'u përgjigjej akteve agresive nga Rusia, por se bota do të jetë më e sigurt nëse udhëheqësit e të dy vendeve punojnë së bashku. Edhe Lavrov, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë "dallime serioze" por duhet të bashkëpunojnë "në sfera ku interesat tona afrohen". Blinken tha se Presidenti Biden dëshironte "një marrëdhënie të parashikueshme, të qëndrueshme me Rusinë" dhe tha se të dy vendet mund të punojnë së bashku për të luftuar pandeminë e koronavirusit, për të luftuar ndryshimin e klimës, duke u marrë me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut dhe luftën në Afganistan. "Ne mendojmë se kjo është mirë për njerëzit tanë, e mirë për popullin rus dhe me të vërtetë e mirë për botën", tha Sekretari Blinken. Takimi i parë i nivelit të lartë personalisht mes zyrtarëve të administratës së Presidentit Biden dhe një homologu rus, zgjati një orë e 45 minuta, më shumë se takimi një orësh që pritej. Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë qenë të tensionuara që nga marsi kur Presidenti Biden tha se ai e konsideronte Putinin si një "vrasës", duke bërë që Moska të tërheqë për konsultime ambasadorin e saj në SHBA. I dërguari ende nuk është rikthyer.

Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
DIGITALB DIGITALB