Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me gjykatësit për çështjen e pagave. Një përplasje e krijuar mes ekzekutivit dhe gjyqësorit ku KLGJ dhe KLP vendosën të rritnin pagat në mungesë të nëj vendimmarrjeje nga ana e Parlamentit për vendimin e Kushtetueses. Rama ka zgjedhur një tjetër deklaratë të një gjyqtari për të relikuiar I cili shprehej se: nuk është ngërç politik por arrogancë pushteti. Për Ramën kjo gjuhë nuk është e një gjykatësi por e një ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it.