Kuvendi nisi seancën maratonë paraditen e së enjtes mes protestuesve dhe forcave të shumta të policisë jashtë tij dhe e përmbylli rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes me votimin e disa ligjeve të rëndësishme, mes të cilëve edhe ai për rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkoi shumicë të cilësuar prej 84 votash. Seanca plenare u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, si edhe me ironi nga kryeministri Rama