Për ngërçin e pagave të magjistratëve, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla sqaroi se dy deputetë të majtë kanë depozituar në Kuvend ndryshime e nevojshme ligjore, të cilat pritet të votohen në Kuvend më 17 shtator. Balla: “Sot në Konferencën e Kryetarëve kemi diskutuar këtë çështje dhe kemi parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit më 17 shtator” Balla u shpreh se themeli i punës së këtij sesioni të ri parlamentar janë reformat territoriale dhe zgjedhore, ndaj do ishte i frytshëm një konsensus mes paleve.